Mercedes prezanton S-Class-in e ri, duket fantastik (FOTO LAJM)

Kompania gjermane së pari do të prezantojë një sistem të ri multimedial me një ekran të madh me prekje.

Mercedes do të mbajë premierën në internet të S-Class të ri në shtator, dhe gjatë verës gradualisht do të zbulojë detajet e kësaj makine.

Së pari do të prezantohet sistemi i ri multimedia dhe ekrani me prekje XXL të mërkurën, më 8 korrik.

Mercedes, ashtu si Tesla, ka zgjedhur një “ekran me prekje”, dimensionet e të cilit nuk janë zbuluar ende, por besohet se janë të ngjashme me prodhuesit amerikan të makinave elektrike. Kjo do të thotë që ekrani i ngjashëm me tabletët në tastierën qendrore do të ketë një diagonale prej rreth 17 inç.

Ekrani është pjesë e sistemit të ri multimedial MBUX që do të instalohet në gjeneratën e ardhshme S-Class dhe më shumë detaje do të dihen brenda dy ditësh.
Shtuar më 07/07/2020, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori