Sė fundmi, Mercedes-Benz mori pjesė nė njė sfidė projektimi tė quajtur Konkursi i Dizajnimit Los Anxhelos 2012. Qėllimi i projektimit ishte dizajnimi i njė
automjeti pėr policinė rrugore amerikane pėr vitin 2025. Me sa duket, ideja e sė ardhmes pėr Mercedes-Benz-in ėshtė mė shumė se njė e ardhme post-apokaliptike, sepse koncepti i makinės ėshtė njė 4 x 4 masive, shkruan krokodili.com.
Automjeti quhet Ener-G-Force dhe Mercedes thotė se
automjeti ėshtė projektuar pėr rrugė me trafik tė madh, qė monitorohet nė mėnyrė elektronike, pėr njė popullsi mė tė madhe dhe pėr tu pėrballur me ndryshimet nė sjelljen e njeriut. Mercedesi mendon se aktivitetet nė natyrė do tė dominojnė kohėn e lirė dhe pėr kėtė arsye, njė mjet pėr oficerėt e policisė e aftė pėr tė udhėtuar nė tė gjitha sipėrfaqet ėshtė e nevojshme.
Makina koncept u frymėzua nga G Class.
Makina ka rrota 50 cm dhe nė pjesėn e pasme tė automjetit ndodhet njė kuti projektuar pėr tė mbajtur njė shumėllojshmėri pajisjesh, pa pasur nevojė pėr tė hapur derėn e pasme.
Makina ka katėr motorė elektrikė nė secilėn rrotė. Shanset qė kjo makinė tė shkojė pėr prodhim praktikisht nuk ekzistojnė, por ėshtė mahnitėse tė shohėsh njė makinė kaq interesante.
Shtuar më 19/11/2012,
ora 09:43