“McLaren” zbulon foto të 12C MSO-së (FOTO-LAJM)

Kompania “McLaren” poston në faqen e saj të “Facebook” fotot e konceptit McLaren 12C MSO. Koncepti është i pajisur me kapakun e motorit të përmirësuar, thithëset e ajrit të reja në pjesën e përparme dhe të pasme, si dhe frenat unike të ajrit në pjesën e pasme.


Për të ulur peshën e makinës aksesorët janë bërë nga fibrat e karbonit dhe madje janë përdorur bulonat dhe mbulesat e ndryshme nga titani. Kabina është e pajisur me pajisje të ndryshme duke përfshirë dizajnin e ri të pllakës së instrumenteve prej fibër karbonit. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2013, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori