Makinat me motor diesel largohen nga tregu brenda dy viteve
Prodhuesit evropianë të automjeteve duhet t’i japin konsumatorëve më shumë lehtësira për të kthyer pas automjetet në kuadër të skandalit me motorët diesel, deklaroi sot Komisioni Evropian.

Në një dokument strategjik, komisioni tha se këto lehtësira mund të përfshijnë shërbimet falas për automjetet dhe lehtësi në heqjen e makinave të vjetra.

"Qëllimi është që të arrihet një nivel prej gati 90% i largimit nga tregu të automjeteve me motor diesel brenda dy vitesh në të gjitha vendet anëtare të BE-së", thuhet në këtë dokument. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori