“Shpërthen” babai i Wandës: Ikardi nuk më ka pëlqyer kurrë, ish-bashkëshorti zotëri (FOTO LAJM)

Babai i Wanda Narës, Andres Nara, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e dhënë në lidhjë me martesën e vajzës së tij, me ish-kapitenin e Interit, Mauro Icardi.

Sipas Andres, ai nuk ka një raport të mirë as me Mauron dhe deklarata e tij e fundit e konfirmon këtë gje. Babi i bashkëshortes së futbollistit argjentinas ka zbuluar edhe detaje ne lidhje me raportet Icardi-Maksi Lopez. Ai ka njoftuar se fundmi se do të martohet, por nuk do të ftojë vajzën e tij, për shkak të raporteve jo të mira.

“Nuk mbaj anën e askujt. Por më pëlqen të jem gjithmonë nga ana e të vertetës. Me Maksi Lopez nuk kam pasur kurrë probleme. Pavarsisht mosmarrveshjes që ai kishte në çift me vajzën time. Por ai ka qenë gjithmonë një zotëri.

Ikardi? Nuk mund të flas shumë për Mauron sepse nuk kemi pasur kurrë një raport të mirë. Në fillim nuk më pelqeu ajo që ndodhi. Aspak. Të marrësh gruan e shokut edhe pse në mes gruaja e shokut ishte vajza ime.

Por më vonë mbylla një sy dhe e lashë të kalonte. Sot kanë dy vajza të bukura dhe me djemtë e Maksi Lopez sillet si nj baba por ai nuk është babai i tyre. Babai i tyre eshte Maksi Lopez. Pikërisht kjo gje nuk më pëlqen akoma. Ky eshte nje provokim i hapur për Maksin. Nese do të sillesh si baba me fëmijët e tij, nuk sillesh si i tillë neë rrjete sociale, por në përditshmërinë e shtëpisë. Larg kamerave. Me duket e pështirë.

Dasma? Nuk e ftova Wandën, jo për ndonjë gjë të vecantë, por për motive distance më shumë. Por edhe pse jam gjyshi i fëmijeve të saj, dy vajzat e Ikardit nuk i kam takuar kurrë. Nuk e kam kuptuar kurrë luftën e tyre sepse nuk ka ndodhur asgjë. Mbase ngaqë unë gjithmonë kam tentuar të jem i drejtë. Nuk më intereson të flas me burrin e saj, por jam i interesuar të takoj vajzën time. Ta kuptoj pse vepron kështu, kush e keshillon të veprojë kështu”, deklaroi ai.


Shtuar 18.04.2020 17:59