U dërgua me urgjencë në spital, mësohet gjendja e deputetit me COVID-19

Adriatik Alimadhi është konfirmuar pozitiv me sëmundjen e koronavirusit.

Pasditën e sotme mësohet se ai u dërguar me urgjencë tek spitali infektiv ku po kurohen shtetasin e prekur nga COVID-19.

Raportohet se Alimadhi ka kërkuar vetë që të shtrohet në spitalin Infektiv.

Mësohet se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe po mbahet në spital për arsye se ka sëmundje kornike.


Shtuar 27.03.2020 18:32