30 milion euro për një 16 vjeçar, Dortmund pritet të thyej rekord

Borusia Dortmund është afër që ta thyej rekordin e transferimeve në futboll.

Nuk bëhet fjalë për shifrën më të madhe në total, por për lojtarin më të ri me vlerën më të madhe në sportin më popullor në botë.

Supertalenti anglez, Jude Bellingham është afër që të transferohet te gjiganti gjerman për 30 milionë funta.

16 vjeçari anglez është në bisedime të avansuara me Dortmund.

Bellingham raportohet se do të jetë pasuesi i Jadon Sanchos që pritet të largohet në verë.

Bellingham luan si mesfushor qëndror, ndërsa këtë edicion ka luajtur si titullar te Birmingham.


Shtuar 4.03.2020 12:57