Gjendet në Dibër 15-vjeçarja e zhdukur në Vlorë: E dua (FOTO LAJM)

15 vjeçarja nga Vlora e zhdukur që në datën 31 të muajit Gusht është gjetur në Dibër.

Shtetasja ,Fiona S,  është gjetur në familjen e djalit që dashuron.

15-vjeçarja ka ikur me dëshirën e saj me djalin që dyshohet se është i moshës 18-vjeç dhe ka deklaruar se arsyeja përse është larguar është pasi familja nuk e lejonte lidhjen e tyre.

Madje ka pohuar edhe faktin se është larguar me dëshirën e saj pasi personin në fjalë e dashuron.

Ndërkohë që policia vijon hetimet në fjalë për të parë më tepër rreth rastit.

Familjarët paraqiten në djeni të lidhjes së vajzës së tyre edhe para kohës së ajo të largohej nga banesa. Madje edhe në rrjetet sociale ka fotografi me djalin në fjalë./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 4.09.2021 21:25