Londër, testohet për herë të parë autobusi pa shofer (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Londra njihet për autobusët e saj dykatësh, por një lloj shumë i ndryshëm i autobusit do të qarkullojë në rrugët e kryqytetit britanik.

Kompania e quajtur Oxbotica po teston një transport me vetë-shërbim për tre javët e ardhshme, duke përfshirë 100 persona të cilët dolën vullnetarë për të hipur në një autobus të vogël pa shofer.

Oxbotica shpreson që njerëzit të pëeshtaten për të patur automjetet autonome të tyre dhe njerëzit të përgjigjen duke përdorur autobusin robot tha Graeme Smith për BBC, përcjell Albeu.com.

Autobusi i cili po testohet ka një shpejtësi maksimale prej 10 miljesh në orë, dhe vepron pa ndonjë kontroll të njerëzve në kushte normale. Automjeti do të kontrollohet nga një kompjuter.

Megjithatë, në bord do të jetë një person i trajnuar, i cili mund të ndalojë atë nëse kërkohet gjatë testeve.

Në automjet do të ketë katër pasagjerë dhe më e rëndësishmja: rruga do të jetë e ndarë për këmbësorët dhe çiklistët duke i dhënë kompanisë shansit që të provojë autobusin për aftësitë e tij për të mos u përplasur./Albeu.com/
Shtuar më 08/04/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori