Braçe: Rekomandohet vitaminë C, B, D, nuk ua marrin orizin e sallamin! (VIDEO)

Zëvendës kryeministri Erion Braçe është revoltuar nga paniku i krijuar sot në Shqipëri.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku shihen shumë qytetarëqë zbrasin supermarketet, nga frika e izolimit.

Në Instagram Braçe poston një video të tillë, ku apelon qytetarët se mjekët rekomandojnë vitaminë B, C dhe D, dhe jo ushqime siç po blejnë shqiptarët, duke filluar nga orizi, makaronat, sallami.

Statusi i Braçes:

OOOOO POPULL!

VITAMINE C, B, D REKOMANDOHET!

NUK THA KUSH ORIZ, MIELL, MAKARONA, VAJ, SHEQER, SALLAM, SALCICE, QOFTE ETJ!

ATO ATY DO I KENI,

NUK UA MERR KUSH!


Shtuar 9.03.2020 20:04