“Më habit diçka tek ta”, Albert Dumani zbulon si janë aktorët turq jashtë ekranit (FOTO LAJM)

Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani ka patur fatin t’i takojë nga afër disa prej aktorëve më të njohur turq. I ftuar sot në studion e Klan News, në një intervistë me Iva Kalemin, Alberti tregoi se kur shkon në sheshxhirime habitet me diçka. Aktorët turq janë aq të talentuar sa nuk i sheh me letra skenaresh nëpër duar, por janë gjithmonë të përgatitur.

“Të jesh në sheshxhirimet e serialeve turke është mrekulli. Për mua është eksperiencë, nder dhe kënaqësi personale të jem aty. Mua më bën përshtypje që kineastët dhe producentët turq kanë një çels suksesi prandaj dhe i pyes si ka mundësi që jeni trend i momentit në botë. Ata punojnë 6 ditë të javës dhe ditën e 7 kur seriali shfaqet në televizion e kanë pushim. Ata punojnë çdo ditë për episodin që do shfaqet atë javë, pra nuk punojnë në avancë. Hollyëood-i bën 23-24 episode, mbaron sezonin dhe pastaj e çon në televizion për ta transmetuar ndërsa turqit janë çdo ditë në tension për të marrë reagimin e publikut. Duan të jenë koherent me publikun prandaj punojnë çdo ditë. Unë u them jeni heronj. Më bën përshtypje kur shkoj në Stamboll se nuk caktojmë dot një orë xhirimi. Aktorët janë aq të talentuar sa e marrin skenarin në darkë dhe të nesërmen nuk i sheh me skenar në sheshxhirim. Unë habitem kur nuk i shoh me letra duke mësuar skenarin. Janë shumë të thjeshtë, janë me këmbë në tokë, të falenderojnë, të takojnë”, -tregoi Albert Dumani.


Shtuar 19.11.2021 13:43