Land Rover sjell modelin e ri Discovery Sport (FOTO LAJM)

Land Rover prezanton modelin e ri të saj Discovery Sport, në tregun amerikan.

Modeli i ri do të ketë vetëm 250 ekzemplarë për këtë treg. Kjo veturë do të ketë motor 2.0 litër me katër cilindra me 240 kuajfuqi. Me transmision prej nëntë shpejtësish kjo veturë mund të arrijë shpejtësinë nga 0 -100 kilometra në orë në vetëm 7.8 sekonda.

Discovery Sporti i ri peshon 1817 kilogramë, që i bie 900 kg më pak se Land Rover Discovery standard. Ky model do të kushtojë 48 mijë dollarë, 11 mijë më shumë se modeli standard. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2015, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori