Shkak moti i keq, bllokohen 129 pasagjerë në det në Vlorë

Moti i keq ka penguar tragetin e ardhur nga Brindisi të ankorohet në portin e Vlorës.

Burimet bëjnë me dije se mjeti lundrues nuk ka mundur që të ankorohet për shkak të erës së fortë e motit të keq.

Trageti është detyruar të presë litarët dhe të dalë në det të hapur, duke bërë që pasagjerët të mbeten në mes të detit.

Probleme gjithashtu ka pasur edhe me molin e varkave. Disa varka të vogla e gomone janë fundosur por nuk ka pasur persona të lënduar, pasi mjetet lundruese kanë qenë të ankoruara. /albeu.com/


Shtuar 30.11.2021 10:44