U dashurua me vjehrrin, gruaja braktis burrin pas lindjes së fëmijës (FOTO LAJM)

Erica Quiggle, një 31 vjecare nga Kentucky i SHBA-së, ka mbushur faqet e gazetave online edhe pse ndoshta nuk e donte një gjë të tillë.

Arsyeja përse u bë e famshme ishte historia e saj e pazakontë: Gruaja u dashurua me vjehrrin e saj ndërkohë që ishte ende e martuar!

Erica kurorëzoi me martesë dashurinë që 19 vjec dhe thotë se problemet në marrëdhënien me të shoqin nisën shumë shpejt pas kësaj. Në 2012-tën, solli në jetë një fëmijë dhe shpresonte që gjithcka të zgjidhej, por gjërat nuk ndryshuan.

Bashkëshorti, Justin Toëell dëshironte një jetë monotone dhe rrinte gjithë ditën brenda në shtëpi, ndërsa Erica adhuronte udhëtimet dhe aventurat. E kështu nisi të organizonte rrugëtime me vjehrrin që ishte ndarë nga nëna e Justin, duke zbuluar ndërkohë se kishte shumë gjëra të përbashkëta me të, dhe në fund u dashuruan./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 10:20

Tags: