Këngëtarja shqiptare bën rrëfimin prekës: Nëna më vdiq në gjumë (VIDEO)

E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, ishte këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu. Ajo ka treguar momentin më të trishtë në jetën e saj, pas të cilit ka ndërprerë çdo gjë, si muzikën, ashtu dhe shkollën për një kohë të gjatë.

Vjollca tregoi se vite më parë ka humbur të ëmën. Ajo ka vdekur papritur në gjumë, duke i tronditur familjarët. Më pas këngëtarja ka hasur një problem shëndetësor me stomakun, por fatmirësisht ka përfunduar gjithçka mirë. Këto ngjarje e kanë bërë më të fortë Vjollcën.

“Momenti më i trishtë ka qenë vdekja e nënës sime. Unë ndërpreva çdo gjë nga jeta edhe muzikën edhe shkollën. Për një vit kam qenë jashtë çdo punë që kam pasur. Ka qenë një vdekje e papritur në gjumë dhe na ka trishtuar të gjithëve në famije. Unë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta nëse do isha kthyer në kohë mund të isha bërë më e fortë. Kemi pasur fatin që të gjithë në familje të ishim lidhur me njëri-tjetrin dhe e kemi mbajtur njëri-tjetrin me forcë që të mos dorëzohemi.

Ajo vdiq kur ishte 60 vjeç. Për një vit unë hoqa dorë edhe nga muzika. Pata një problem shëndetësor, që nga vdekja e nënës unë u përkeqësova dhe humba imunitetin. Pata probleme me stomakun, por për fat përfundoi gjithçka mire, pa pasoja. Më pas unë u bërë më e fortë sepse u përballa me dhimbjen e nënës dhe të shëndetit. Momenti i parë ka qenë Ilir Berani dhe Gili, kur më kanë pyetur, më thanë po nëse nëna do ishte gjallë, a do kishte dëshirë të të shikonte ty në këtë gjendje? Edhe më bindën sepse nëna kishte gjithmonë qejf të shikonte sukseset dhe arritjet tona. Me thanë ti po e dëshpëron nënën edhe në botën tjetër me këtë gjë që po bën. Nga ky moment unë rifillova, u riktheva në muzikë”, ka treguar ajo.


Shtuar 11.07.2020 06:21