Ky është një “Transformer” i jetës reale (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
E keni parë filmin “Transformers” ? Tashmë makinat që shndërrohen në robot janë bërë realitet.

Një grup inxhinierësh nga Turqia kanë arritur që me anë të një butoni të transformojnë një makinë të tipit “BMW” në një robot.

Grupi prej 12 inxhinierëve që ka ndërtuar këtë model e kanë emëruar Anatimon. Edhe pse ky prototip aktualisht nuk ka ndonjë çmim, prodhuesit pretendojnë se planifikojnë të ndërtojnë edhe disa njësi të cilat do t’i shesin.

Roboti aktualisht nuk mund të ecë, por inxhinierët besojnë që edhe këtë gjë do ta funksionalizojnë sëshepjti edhe pse ky përmirësim shtesë do të ketë një kosto më të lartë./albeu.com/
Shtuar më 22/09/2016, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori