“Uragani” Newcastle prek Juventusin, kërkon të rrëmbejë dy “xhevahirët” e klubit italian

Newcastle i princit saudit Muhammad bin Salman Al Saud, i biri i mbretit Salman, shikon nga Juventus për të revolucionarizuar ekipin e tij.

Me një buxhet prej 250 milion dollarësh për merkaton e verës, kanë në shënjestër dy yjet e ekipit italian.

Chiesa dhe De Ligt janë dy xhevahirët të cilët do të synohen, shkruan “TuttoSport”. /albeu.com


Shtuar 12.10.2021 12:01