Ky është Lamborghini Aventador LP 700-4 Roadster (FOTO LAJM)

Pëlqej
Lamborghini Aventador
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Prodhuesi italian i automobilave supersportiv e prezantoi anëtarin e ri në familjen Aventador. Bëhet fjalë për modelin LP 700-4 Roadster i cili për shumën prej 300.000 euro dhe me 700 kuajt fuqi e tij do t’ju ofrojë kënaqësi të vërtetë.

Kulmi me peshë 6 kilogramë
Produkti më i ri nga Sv. Agate vjen me kulmin palosës që përbëhet nga dy pjesë i bërë nga fibrat e karbonit. Ky kulm peshon vetëm 6 kilogramë, dhe ai largohet me dorë, dhe për këtë nuk nevojitet ndonjë forcë e madhe. Kur jemi te masa të themi që është forcuar shtesë shasia, e nevojshme për siguri dhe për ruajtjen e performancave të automobilit.

Kur kulmi është i larguar qarkullimi i ajrit brenda kabinës mund të rregullohet me reflektorin e parmë dhe me dritaren lëvizëse të pasme e cila mund të shërbejë edhe si rregullator i zhurmës apo të tingullit të fuqishëm që vjen nga motori.

Performancat e këtij versioni janë gati identike me ato në coupe. Lamborghini Aventador LP 700-4 Roadster e vë në lëvizje motori 6.5-litra V12 me 700 KF dhe 690 Nm. Me këtë motor ky automobil do të duhet të arrijë shpejtësinë maksimale prej 350 km/h, ndërsa për përshpejtim deri në 100 km/h do t’i nevojiten 0.1 më shumë, përkatësisht 3 sekonda.

Reduktim i harxhimeve
Risinë më ta madhe e paraqet sistemi i paraqitur kohë më parë për deaktivizimin e cilindrave i pajisur me stop start sistemin, te dyja këto me qëllim të reduktimit të harxhimeve dhe natyrisht për kontribuimin për një rrethinë më të pastër. Përndryshe, motori është i pajisur me ndërruesin automatik ISR me shtatë shpejtësi cili forcën e përmendur dhe momentin e shpërndanë në të katër rrotat.

Rrotat kanë diametër 20 inç para dhe 21 pas. Në fund mund të shtojmë që blerësit këtë model mund ta porosisin në ngjyrën e veçantë “Azzuro Thetis” e cila e ndryshon tonin varësisht nga këndi i dritës, por edhe paraqet një lloj “homazhi” për modelin Miura Roadster nga viti 1968. Arritje e para të këtij modeli janë paraparë për mesin e vitit të ardhëm, pak para stinës verore. /zeri/
Shtuar më 10/12/2012, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit