Rëndohet bilanci në Francë, 762 viktima gjatë 24 orëve të fundit

762 vdekje të tjera janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Francë.

Prej tyre, 559 kanë humbur jetën në spitale dhe 221 në shtëpi.

Në total, numri i rasteve të konfirmuara në Francë është 103.573, duke u rritur me 5.497 raste në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 15.729, ndërsa 28.805 janë shëruar.

Numri i personave në kujdes intensiv ka rënë për ditën e gjashtë, në 6.730, nga 6.821 raportuar të hënën./albeu.com


Shtuar 14.04.2020 19:11