Kjo super makinë ecën me shpejtësi marramendëse (FOTO LAJM)

Pëlqej
Po bëhen përgatitjet përfundimtare për makinën e parë që do të udhëtojë më shpejt se 1000 km/h.

Ekipi Bloodhound SSC shpreson se do krijojë një histori të re duke sjellë automjetin me shpejtësinë më të madhe që është parë ndonjëherë.

Ata mendojnë se do të mbulojë një milje për më pak se 3.6 sekonda. Kjo makinë po ndërtohet me motor reaktiv, që është i njëjtë me motorin e avionit që gjeneron më shumë se 135 mijë kuaj fuqi.

Makina do të jetë 13.4 metra e gjatë dhe do jetë gjashtë herë më i fuqishëm se gjitha automjetet që garojnë në Formula 1.

Testet e para do të bëhen në 26 tetor në Aeroportin Cornwall pranë Newquay.
Shtuar më 22/09/2017, ora 23:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori