Aksident i trefishtë në Lezhë, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gurra”, teksa mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete.

Nga informacionet paraprake mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /albeu.com


Shtuar 23.01.2023 17:29