“Sa lekë do hedhim te dasma Arminës”, Dalina Buzi zbulon bisedën me partnerin (FOTO LAJM)

Blogerja e famsme Armina Mevlani është një ndër personazhet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Në emisionin “Goca dhe Gra” Armina ka zbuluar se tashmë “beqarisë” së saj i ka ardhur fundi duke bërë publike se ajo dhe djali i kreut të PD, Shkëlzen Berisha do të martohen në fund të shtatorit.

Armina Mevlani iu ka dedikuar pak kohë ndjekësve të saj në rrjetet sociale duke zhvilluar një bisedë me ta.

Komplimentet dhe mesazhet kanë qenë të shumta për blogeren, ku mes të tjerash një ndjekëse shkruan: “Dje i thashë burrit: Kjo Armina ka një bukuri të rrallë sidomos në ditët e sotme”. Mesazhi është shpërndarë nga Armina e cila përgjigjet: “Aww më bëre ditën.”

Por duket se ky ‘story’ i Arminës ka tërheqru vëmendjen e moderatores dhe producentes Dalina Buzi, e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram.

Ndryshe nga ndjekësja, Dalina shkruan se e ka pyetur burrin se sa lekë do hedhin te dasma e blogeres, që do të zhvillohet më vonë këtë muaj.

“Unë dje i thashë burrit: Sa lekë do hedhim te dasma Arminës që t’biem në sy për mirë?”– shkruan Dalina me humor, ndërsa Armina përgjigjet duke thënë: “Aman vetëm hedhje lekësh JO”