Kjo është makina më e gjatë në botë, është nën pronësinë e një sheiku (FOTO & VIDEO)
Ideja e makinave të gjata vjen nga Amerika, teksa ky lloj koncepti i veturave përkon edhe me shijet e shofërëve nga shtetet e tjera.

Kamionët e mëdhenj janë një markë tregtare e ShBA-ve, por ai më i gjati duket se ka origjinën në një vend tjetër.

Kamioni më i gjatë në botë është nën pronësinë e një sheiku me emrin Hamad bin Hamdan Al Nahyan.

Makina i përket modelit Dodge Ram 4500, por ajo është modifikuar dhe zgjatur në formë ekzagjeruese.

Vetëm pjesa e pasme është e gjatësisë 4.88 metra, teksa boshti i rrotave është 5.2 metra i gjatë.

Sheiku nuk ka bërë me dije se sa i ka kushtuar një modifikim i tillë, e as nuk dihet se a do e vë në shitje.
Shtuar më 21/09/2020, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori