Turi nuk i ndahet qeverisë, personazhi i maturantëve në protestën e Transportit Publik

Shoqata e Transportit Publik ka protestuar sot para Ministrisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por edhe përpara Ministrisë së financave. Ata kanë kërkuar hapjen e plotë të punës në kushtet e situatës së pandemisë, ndërsa nuk pranojnë “pagën e luftës” nëse kërkesa e tyre kryesore nuk merret parasysh.

Por ajo që spikati në protestën e tyre ishte përfshirja e “Turit” personazhit që trazoi mendjet dhe mundin e maturantëve këtë vit, si formë ironie e tallje por edhe parullën e tyre kryesore të protestës.

Ndërsa parulla më e famshme e maturantëve ishte “Çfarë bëri Turi se na iku truri” për të treguar absurditetin dhe pakorrektësinë e alternativave që duhet të zgjidhnin, edhe shoferët e transportit publik e përdorën “Turin”.

Në parullat e tyre gjatë protestës së sotme mund të lexoje:

“Edhe Turi le ta di, pa transport nuk ka qetësi”, apo “Babi i Turit është shofer autobusi”, “A do bëhet turi shofer autobusi?!” “Edhe Turi e do transportin publik”.


Shtuar 17.06.2020 10:55