Kambiot automatike kanë një mori emërtimesh të ndryshme për efekte marketingu.
Ju mund të blini një Volkswagen me
kambio DSG, ose një Porsche me tiptronic, ose një makinë me
kambio CVT apo me
kambio gjysmë
automatike.
Por çfarë nënkuptojnë këto emërtime dhe pse duhet ti dini?
Jo shumë kohë më parë
kambiot automatike ishin të disponueshme vetëm për makinat luksoze dhe të shtrenjta ndërsa sot konsumatorët mund të përzgjedhin nga një mori kambiosh
automatike të dispoueshme edhe tek makinat e lira.
Megjithatë pyetja që ngrijmë është kë të zgjidhni, kambion
manuale apo
automatike? Kjo pyetje merr edhe shumë rëndësi kur kujtojmë se kambioja
automatike sjell me vete kosto ekstra për makinën.
Nga ana tjetër ju mund të keni një preferencë personale me
kambiot manuale të cilat ju bëjnë të ndiheni më në kontroll të makinës, ose mund të keni një patentë e cila ju lejon vetëm përdorimin e makinave me
kambio automatike.
Në këtë artikull do të elaborojmë avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej kambiove.
Kambiot manuale
Pjesa më e madhe e makinave të shitura dhe në qarkullim në mbarë botën vinë me
kambio manuale dhe ky është edhe opsioni standard për çdo makinë që hyn në prodhim.
Shumë makina me kosto të ulët kanë pikërisht këtë lloj kambioje si opsion standard ndërsa ka prej atyre entuziastëve të cilët kur blejnë një makinë sportive të shtrenjtë preferojnë
kambio manuale.
Sot shumica e kambiove
manuale kanë gjashtë marshe, pesë apo edhe katër një dekadë më parë. Disa prej tyre kanë edhe shtatë marshe si Porsche 911 apo Chevrolet Corvette edhe pse të dyja kushtojnë shumë.
Friksionin e operoni me këmbën tuaj ndërsa kur shikoni një reklamë ku shitet një makinë me gjashtë marshe, mbani mend se bëhet fjalë për marshet përpara dhe jo marshin pas.
Marshet vendosen sipas modelit “H”. Në makinat me pesë marshe, marshi pas vendoset duke shtypur ose tërhequr levën marshit.
Në një makinë me
kambio me gjashtë marshe do tu duhet të shtypni levën e marshit dhe ta zhvendosni anash. Për shembull disa Volkswagen operojnë kështu por manuali i makinës është udhëzuesi më i mirë për ju.
Shprehja “gjysmë-
automatike” do të thotë se ju mund ti ndërroni marshet manualisht por friksioni menaxhohet nga makina duke u lënë akses vetëm në pedalet e gazit dhe të frenave.
Andaj një
kambio gjysëm
automatike është më shumë
automatike sesa
manuale.
Kambiot manuale: avantazhe dhe disavantazhet
“Avokatët” e këtyre kambiove shprehen se drejtuesi është më në kontroll të makinës me
kambio manuale sepse përzgjedh marshin që dëshiron të përdorë.
Gjithashtu kërkohet më shumë ndërveprim të shoferit duke të dhënë një ndjesi të një lidhjeje të ngushtë mes njeriut dhe makinës.
Nga ana tjetër kambioja
manuale është më e lodhshme sesa ajo
automatike sidomos në kushtet e një trafiku të lartë.
Përzgjedhja e komplikuar e marsheve dhe kontrolli i friksioni janë aty për tu prishur rehatinë.
Disa prodhues makinash kanë filluar të distancohen nga
kambiot manuale duke ofruar ato
automatike si opsion standard. Kjo bëhet edhe për të ulur konsumin e karburantit sepse
kambiot e fundit me dopjo friksion ulin djegien e karburantit dhe prodhojnë më pak CO2 sesa kambioja
manuale.
Kambiot automatike
Kambiot automatike janë të përdorim prej të paktën 70 vitesh dhe gjatë kësaj kohe kjo teknologji është perfeksionuar edhe më shumë por principi ngelet i njëjti.
Ju keni katër opsione: Park (P), Neutral(N), Reverse(R) dhe Drive(D). Ato përzgjidhen ose me anë të një leve marshesh, me një çelës apo me një buton.
Shumica e kambiove
automatike mundësojnë kontrollin manual të marsheve ose përmes levës së marsheve ose përmes butonave në timon.
Kambiot automatike: avantazhet dhe disavanatzhet
Shumë njerëz i pëlqejnë
kambiot automatike për komfortin dhe lehtësinë e përdorimit të tyre. Mjafton të kalonin kambion në “D” dhe të mos shqetësoheni më për asgjë.
Shumë drejtues janë të kënaqur edhe me
kambiot tradicionale
automatike të cilat ofrojnë një eksperiencë të kënaqshme.
Megjithatë makinat me
kambio automatike kanë për tendencë të konsumojnë më shumë se ato
manuale. Entuziastët mund të ndihen të kufizuar në përdorimin e makinës së tyre.
Edhe pse shumica e kambiove
automatike kanë një buton “Kick Down” në pedalen e gazit që i tregojnë kambios të zbresë marshin, të tjerët kanë butonë dhe leva në timon për ndryshimin manual të marsheve.
Kambiot automatike nuk reagojnë aq shpejt ndaj komandave sa ato
manuale.
Kambiot me dopjo friksion
Kjo kategori kambiosh operon njëlloj si një
kambio automatike kur marshet ndërrohen pa ndërhyrjen e drejtuesit por gjithashtu mund të përdoren si
kambio manuale.
Edhe pse kanë dy friksionë, një pedale e tillë nuk ofrohet kjo sepse drejtuesit do e kishin të vështirë ti operonin të dyja.
Zakonisht
kambiot me dopjo friksion menaxhohen duke lëvizur levat majtas ose djathtas kur leva e marshit është në pozicionin “D”.
Kështu drejtuesi mund të përzgjedhë manualisht marshin që dëshiron.
Kambiot CVT
Kambiot CVT ofrojnë një eksperiencë drejtimi shumë të ëmbël. Continously Variable Transmission (CVT) ishte një ide e Leonardo da Vinçi në shekullin e 15-të dhe u patentua për herë të parë në 1886.
Edhe pse është një ide e vjetër, nuk është e keqe. Kjo
kambio nuk ka marshe vetëm lëvizje të vazhdueshme.
Kambiot CVT kanë të përbërje dy kone të lidhura bashkë nga një zinxhir ose rrip shumë i fuqishëm. Ndërsa konet afrohen ose largohen, rripi zgjerohet ose ngushtohet.
Kambiot e makinave elektrike
Makinat plotësisht elektrike përdorin motorë elektrikë dhe nuk kanë nevojë për
kambio. Këto motorë ofrojnë fuqi të menjëhershme ndërsa funksionimi është krejtësisht ndryshe nga motorët me djegie të brendshme.
Ndërsa teknologjia elektrike dhe hibride evoluon, vija ndarëse mes motorit dhe kambios pritet të eliminohet.
Shtuar më 17/12/2020,
ora 21:17