Tragjike në ishullin grek: 21 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident (FOTO LAJM)

Një shqiptar vetëm 21 vjeç, është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Greqi, i cili ka rezultuar fatal për jetën.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në vendin e quajtur Perama në ishullin e Mitilinit.

Sipas policisë lokale, gjatë aksidentit kanë humbur jetën dy persona, njëri prej të tyre dhe 21 vjeçari i identifikuar si Salea Hamzai, ndërsa pak më vonë humbi jetën në spital edhe 19 vjeçari grek.

Sipas policisë, viktimat po udhëtonin me motorë në aksin Papadhou-Perama, një prej arterieve kryesore të ishullit të Mitilinit, në kohën që u përplasën me njëri tjetrin.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në ishullin e Mitilinit. Ata thonë se viktima është djalë i një familje me reputacion të mirë në ishull.


Shtuar 19.06.2020 07:18