Jeep prezanton makinën e re Wrangler Dragon (FOTO LAJM)

Jeep Wrangler Dragon
Jeep Wrangler Dragon
Në vitin 2012, Jeep prezantoi një koncept të Wrangler të quajtur Dragon, një model që kompania vendosi për ta vënë në prodhim të kufizuar dhe do të fillojë shitjen muajin e ardhshëm.

Ndryshe nga disa modele të kufizuara, Wrangler Dragon ka specifikime të njëjta me modelet mesatare Wrangler, por vjen me një dizajn të ri që përmban, një dragua, transmeton korkodili.com.

Jeep Wrangler Dragon është i bazuar në modelin Wrangler Sahara Unlimited me katër dyer, sendilje lëkure me ngrohje dhe disqe 18-inç. Modeli Wrangler Dragon është e gjitha në pamje, duke shfaqur atë që shefi ekzekutiv i Chrysler, Mike Manley thotë se është “mahnitëse, unike, dizajn i pasuruar me stile të ndryshme që e bën atë më të veçantë nga çdo Wrangler tjetër.”

Boja është unike, duke përdorur një shkëlqim të lartë saten dhe ngjyrosje të thellë të zezë. Modeli i ri do të jetë i disponueshëm duke filluar nga tetori, me një çmim fillestar prej 37.090 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori