“The London Boys of Kukës”, Rama: Këtu derisa djemtë e Londrës të fluturojnë me tarifa simbolike

I pranishëm në zbritjen e 4 avionëve të parë të një prej kompanive më të mëdha ajrore, WizzAir në aeroportin e Kukësit është edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij ai u shpreh se nuk heq dorë nga premtimi për të sjellë djemtë e Londrës me tarifa simbolike dhe nuk largohet nga aty pa e realizuar këtë.

Nga sot kompania WizzAir është e vendosur edhe në Kukës dhe fillon me prëenotimet  për 4 destinacionet e para nga dy herë në javë. Të cilat nga maji do të jenë destinacione të vijueshme.

Me drejtorin e madh të kompanisë kemi diskutaur edhe për një destinacion tjetër të rëndësishëm, që është Anglia.

Unë nuk do ti ndahëm Kukësit dërisa “The London Boy of Kukës” të kenë fluturimet nga Kukësi në Londër dhe nga Londra në Kukës me tarifa simbolike,” u shpreh Rama. /albeu.com


Shtuar 4.02.2022 10:39