Ja sa kushton Audi Q2 (FOTO LAJM)

Audi së fundmi ka zbuluar çmimin e modelit më të ri Q2. Në tregun gjerman Audi i ri fillon me çmim prej 22.900 euro.

Ky çmim vlen për versionin bazë – Audi Q2 me motor benzinë 1.0-litër TFSI me tre cilindra e me kapacitet prej 116 kuaj fuqi.

Gjithashtu pjesë e kësaj oferte është dhe versioni me motor benzinë 1.4-litër TFSI me kapacitet prej 150 kuaj fuqi dhe 2.0-litër TFSI me 190 kuajfuqi, si dhe motorët dizel si 1.6-litër TDI me 116 kuajfuqi, 2.0-litër TDI me 150 kuaj fuqi dhe 2.0-litër TDI me 190 kuaj fuqi.

Audi Q2 në Gjermani është pak më i lirë se Audi A3, sepse Audi A3 hatchback me tre dyer në Gjermani kushton 23.300 euro. Ndërsa përmes tabelës që ndodhet në galerinë e fotove mund të mësoni më shumë në lidhje me çmimet që ky model do ketë në treg. /albeu.com/

Shtuar më 30/06/2016, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori