Ja makina e re Audi RS5 Cabrio (FOTO LAJM)

Kompania “Audi” e prezantoi versionin Cabrio të modelit RS5.
Pëlqej
Audi RS5 Cabrio
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kompania “Audi” e prezantoi versionin Cabrio të modelit RS5, i cili në sallonin e automobilave në Paris në fund të këtij muaji do t’i prezantohet edhe opinionit të gjerë.

Bëhet fjalë për modelin i cili gjithsesi në masë të madhe paraqet vazhdimësinë e coupe-s standarde, por kjo assesi nuk e zvogëlon atraktivitetin e tij.

Dallimi kryesor me coupe-n është kulmi palosës, i cili mund të paloset, përkatësisht ngrihet për 15 sekonda. Enterieri si është pritur në tërësi është identik me coupe, me disa detaje të vogla dalluese të cilat nuk bien aspak në sy. Vlen të përmendet që vendosja e kulmit palosës dhe të gjitha atyre që e përcjellin e ngriti masën e automobilit për rreth 200 kilogramë dhe njëherësh zvogëloi vëllimin e bagazhit për rreth 60 litra. Motorika e kësaj veture nuk është ndryshuar.

Këtu edhe më tutje është motori 4.2-litra V8 me forcën prej 450 kuaj fuqi dhe momentin më të madh rrotullues prej 430 Nm. Në mënyrë standarde është i pajisur me ndërruesin me shtatë shpejtësi S-tronic dhe quattro sistemin i cili forcën e lartpërmendur dhe momentin do ta transmetojë në të gjitha rrotat që kanë dimensionet 19 inç. Këtij automobili për përshpejtimin deri në 100 km/h do t’i duhen 4.9 sekonda, derisa shpejtësia më e madhe elektronike i është ndalur në 250 km/h. Shitja e Audi RS5 Cabrio do të nisë në fillim të vitit të ardhëm, ndërsa në Gjermani çmimi i tij do të jetë nga 88.500 euro. /zeri/
Shtuar më 22/09/2012, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian