Ja cila është ngjyra më preferuar për makinat
Gjatë 8 viteve të fundit në SHBA, e bardha ka qenë ngjyra supreme e makinave. Sipas Axalta Coating Systems, një furnizues bojërash, nga viti 2001 deri në vitin 2005, argjendi ishte ngjyra numër një e makinave.


Vitin e shkuar, e bardha ishte ngjyra më e përhapur në Azi, Europë dhe Amerikën Jugore. Rikthimi në fuqi i ngjyrës së bardhë te makinat, lidhet edhe me teknologjinë më të fundit. Për shembull marka prestigjioze si Apple e bënë të bardhën një ngjyrë shumë të preferuar përsëri. Për më tepër, duket se makinat e bardha janë më të sigurta se ato të zeza. Këto të fundit kanë 12% më shumë gjasa të përplasen gjatë ditës, krahasuar me të bardhat, ndjekur nga grija me 11% rrezik, e argjendta 10%, bluja dhe e kuqja me 7%. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2014, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori