EMRAT/ Sot nis Kuvendi! Kush janë 4 karriget që mbesin bosh, kush është deputetja që e drejton

Ditën e sotme në orën 10:00 të mëngjesit nis seanca e parë e ligjislaturës së re.

Ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve që kanë dalë fitues në zgjeshjet e 25 prillit.

Ajo që bie në sy sot nuk do të ulen 140 deputetë në institucionin e dytë më të rëndësishëm shtetëror. Në seancën plenare sot do të ketë 4 karrige bosh, një ga opozita dhe 3 nga mazhoranca kjo për shkak të dorëheqjeve që ndodhën gjatë verës.

Në kampin e PS do të jetë bosh karrigia e Gramoz Ruçit, Najada Çomos dhe Lefter Kokës, ndërsa në kampin blu do të jetë boshë vetëm karrigia e Mark Markut, ish-drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Lezhës.

Seanca e parë e tij do të drejtohet nga deputetja më e vjetër në moshë Luljeta Bozo, ndërkohë që surprizë mbetet dhe qëndrimi që do të mbajë LSI, e cila me 4 deputetët e saj nuk mund të krijojë një grup parlamentar./albeu.com/

 

 

 


Shtuar 10.09.2021 08:47