Itali, Ferrari 458 i konfiskuar kthehet në makinë policie

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Policia italiane do të shfrytëzojë një Ferrari 458 e konfiskuar nga një bandë.

Policia e Milanos sekuestroi një Ferrari Spider 458 në shtator të vitit 2015 në bazë të ligjeve antimafia.

Automjeti së fundmi është lyer me një bojë zyrtare dhe drita projektuese dhe do të përdoret për qëllime edukuese.

Komisari Antonio Barbato tha për "La Stampa" se në disa raste "kjo makinë do të përdoret për t'i bërë fëmijët të kuptojnë se krimi nuk paguhet dhe se shteti rimëkëmbet me pasuritë e atyre që janë marrë me aktivitete kriminale".

Policia e Milanos ka sekuestruar edhe 29 makina sportive Ferrari me anë të operacioneve kundër krimit të organizuar./Albeu.com/


Shtuar më 10/04/2017, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së