Gjithçka që nuk dini mbi veturat e blinduara
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Me kalimin e viteve, përpunimi i materialeve dhe saktësia e testeve kanë përcaktuar disa nivele të ndryshme çertifikimi që përkojnë me rezistencën ndaj kalibrave të ndryshëm të plumbave.

Nga niveli një deri në pesë vetura është rezistente ndaj goditjeve me pistoletë. Ndërsa në nivelet e sigurisë gjasht, shtat dhe tetë, vetura është rezistente ndaj goditjeve me armë të gjata, si automatikët kallashnikov. Në krye të listës janë nivelet 13 dhe 14 që arrijnë të jenë rezistente ndaj plumbave të kalibrit 14,5 milimetra.

Për të pasur një ide këto plumba përdoren nga automatikët e helikopterëve, antiajrorëve ose snaiperave më të fuqishëm.

Në këtë pikë të gjithë mendojnë se aspekti më i dobët i një veture të blidnuar janë pjesët prej kristali.

Por nuk është më kështu. Me zhvillimin e teknologjisë xhamat janë shumë transparentë dhe njëkohësisht mund të kenë të njëjtën rezistencë që kanë edhe pjesët prej çeliku. Pra dritaret nuk janë më thembra e Akilit për veturat e blinduara.

Në një rast atentati, nuk është më e mundur që të çash edhe gomat. Që janë të pajisura me sisteme nga më të ndryshmet të mbrojtjes. Madje në nivelet më të larata të sigurisë, veturat e blinduara i rezistojnë edhe shpërthimeve me bombë deri në gjashtë kilogram tritol. Për të mos llogaritur sisteme automatike për fikjen e zjarrit apo për mbrojtjen e pjesëve jetike të makinës si motori.

Me pak fjalë, ndonëse nuk janë në nivelin e veturës së presidentit të SHBA-së (që është një blind i vërtetë i maskuar si makinë rruge), këto mjete me siguri që i hapin shumë prbleme indiustrisë së krimit./albeu.com/

Shtuar më 06/12/2016, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".