Fuoristrada bie në humnerë në Berat, në gjendje të rëndë tre anëtarët e një familjeje (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Drobonik në Berat.

Sipas burimeve për albeu.com, një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë në 20 metra lartësi.

Automjeti ishte tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA dhe me të udhëtonte një familje.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ishin duke zbtitur nga fshati në drejtim të Beratit.

Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij, që udhëtonin bashkë me djalin.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në trup. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se, paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë, që ka sjellë edhe rrëshkitjen e mjetit, që-sipas policisë-ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur sot të kontrollojë rrëshkitjen. Zona në të cilën ka ndodhur aksidenti është një zonë malore dhe e rrethuar me kodra të shumta,ku dielli arrin të depërtojë vetëm pas mesditës./albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 11:31