Ford tërheq mbi 3 mijë vetura për shkak të një problemi
Pëlqej
Ford Motor Company ka treguar se do të tërheqë mbi 3 mijë vetura të saja të modelit SUV e kamionçinë.

Nga kompania Ford kanë treguar për tërheqjen e 2,500 vetura të modelit Explorer dhe Super Duty për shkak të sigurisë, ku kanë përmendur ulëset e shoferëve.

Si dhe të modeleve të kamionçinave, 850 F-150, F-250 dhe F-550 për shkak të një problemi me dyer.

Problemi i ulëseve është me mbulesën e pasme, e cila gjatë aksidentit mund të dal nga vendi dhe të lëndoj pasagjerët.

Problemi i dyerve ka të bëjë me dorezat e jashtme nga kromi, të cilat gjatë aksidentit mund të bëjnë që dera të hapet, e që mund të lëndojë pasagjerët transmeton koha.net.


Ford thotë se nuk është në dijeni për ndonjë aksident apo lëndim që ndërlidhet me këto probleme.

Ford ka thënë se do të zëvendësojë mbulesën e pasme të ulëses së shoferit pa ndonjë kosto për pronarët e veturave, si dhe do të heqë dorezat e jashtme nga kromi dhe do të kompensojë konsumatorët me pjesë dhe zëvendësim të tyre.
Shtuar më 26/05/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori