Ford ka lançuar një makinë me
autopilot e cila kryen plot 2.5 milion matje në sekondë, makinë për të cilët kjo kompani po
punon mbi 10 vjet.
Makina është pajisur me katër sensorë infrared të vendosur mbi makinë, të cilat skanojnë në moment rrugën, makinat e tjera, këmbësorët, çiklistët si dhe kafshët e vogla.
Këto të dhëna, përpunohen dhe kthehen në kohë reale në hartë 3D nga kompjuteri i instaluar në makinë.
Ford gjithashtu po
punon mbi programin (software) i cili do të jetë në gjendje të parashikojë lëvizjet e makinave dhe këmbësorëve përreth.
Por,
Ford nuk është kompania e parë që lançon makinë me
autopilot.
2 vite më parë, Google ka testuar një makinë të Toyota Prius, makinë e cila ka bërë 300 mijë milje në rrugë publike pa bërë një aksident të madh. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014,
ora 14:35