"Flash Falcon" aeroplani i së ardhmes (FOTO LAJM)

Projektuesi spanjoll Oscar Vinals, së fundmi ka bërë të mundur ndërtimin e avionit të së ardhmes. Vinals ka hedhur për diskutim projektin radikal të pagëzuar me emrin “Flash Falcon”. Bëhet fjalë për një mjet fluturues me dy kate, me krahë dy herë më të gjatë dhe motorë radioaktivë dy herë më të fuqishëm se Concorde.

Me këtë fuqi motorike, "Flash Falcon" mund të kap shpejtësinë "Mach 3", ose 3700 kilometra në orë, tri herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe do të përgjysmonte kohën e udhëtimit nga Londra në Neë York.

Vinals thotë se aeroplani do të ketë një kapacitet prej 250 pasagjerësh dhe kabina të veçanta për ata që dëshirojnë qetësinë gjatë udhëtimit dhe është projektuar për t’u ngritur dhe ulur edhe vertikalisht. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2016, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori