Edhe Mercedes Benz vendos "embargon" Iranit
Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes Benz është kompania gjermane e rradhës që ndërpret marrëdhëniet e saj tregtare me Republikën Islamike të Iranit.

Daimler-Benz, me seli në Shtutgart, e cila i prodhon automjetet Mercedes-Benz, tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Shefi i kompanisë u shpreh se kompania që ai drejton e mori këtë vendim pas deklaratave të Presidentit iranian, Ahmadinexhad për vazhdimin e programit bërthamor në këtë vend.

Më herët këtë veprim e kishin ndërmarrë edhe firma të tjera të njohura gjermane si: bankat Deutche Bank dhe Commerzbank dhe kompanitë e sigurimeve Allianz dhe Munchen Re. Por as këto veprime nuk priten ti ndryshojnë mendjen drejtuesve iranianë përsa i përket programit bërthamor. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori