E bërë me porosi, dalin pamjet spektakolare të "bishës" së re te McLaren (FOTO LAJM)

Edhe pse prezantimi i saj për publikun është planifikuar për më vonë, prapë fotot e McLaren Vision GT kanë qarkulluar masivisht në rrjet.

Ka qenë llogaria Supercarpress në Instagram, e cila ka nxjerrë sekretin duke publikuar pamjen e modelit të ri, që duhet thnë s ka ngjashmëri shumë të madhe me modelin Senna.

Kjo hiper-makinë, thuhet që është punuar për një klient special që e ka bërë me porosi, duke ia rritur edhe më shumë vlerën dhe origjinalitetin.

Bashkë me imazhet që tregojnë dizajnin, është edhe një tjetër ku Vision GT shfaqet i kamufluar, duke u testuar në rrugë.

Nëpërmjet Vision GT, McLaren do të rivalizojë me Aston Martin Valkyrie dhe Mercedes-AMG One, si një makinë me stil shumë të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2019, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori