Do dalë në shitje makina - avion
Makina-avion "Transition"
Makinë plus aeroplan po konkretizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përvec makinave me rrota, që nga viti 2011 mund të blihet edhe makina me krahë.

Krahët e makinës-aereoplan hapen për një minutë por për uljen dhe ngritjen nevojitet një pistë e vërtetë avionësh. Gjithashtu, këtë makinë mund ta blejnë vetëm ata që kanë patenta për pilotimin e avionëve të lehtë. Njësitë "Transition", gjysmë aereoplan dhe gjysmë makinë do kushtojnë rreth 194 mijë dollarë. Kompania “Terrafugia” që realizoi këtë projekt, ka premtuar se do ta nxjerrë në shitje shpikjen e saj duke filluar që nga viti i ardhshëm.
Shtuar më 04/07/2010, ora 14:50
Tage: makina avion
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori