Del në treg Volkswagen Golf GTI First Decade
Pëlqej
VW ka prezantuar konceptin e GTI para takimit të madh të fansave të VW në Wörthersee GTI.

Festivali Wörthersee GTI i cili mbahet në Austri, është tubimi më i madh i fansave të kësaj marke dhe aty VW prezanton koncepte si ky Golf GTI First Decade, transmeton Express.

Ndërtimi i kësaj veture është bërë për 9 muaj dhe në ndërtimin e saj kanë marr pjesë 13 adhurues të VW.

First Decade është thënë se ka motor me benzinë, besohet që të jetë motori EA888 2.0-litër i cili fuqinë do ta transmetoj tek rrotat e para. Ndërsa, rrotat e pasme do të fuqizohen me një motor elektrik 48 volt. Fuqia e kombinuar nga motori me benzinë dhe ai elektrik shkon në 423 kf.
Shtuar më 29/05/2017, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori