David Brown rikthen në treg Mini klasikun e para 60 vjetëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kompania David Brown Automotive, e cila në panairin e sivjetmë të automobilave në Gjenevë prezantoi modelin Speedback GT si replikë ndaj modelit klasik Aston Martin DB5 nga vitet e gjashtëdhjeta, ka kthyer në jetë edhe një ikonë të auto-industrisë britanike.

Kur ishte prezantuar para pothuajse 60 vjetësh, Mini ishte i vogël, automobil i popullarizuar, i cili me paraqitjen e tij solli freskime në industrinë e automobilave, transmeton Telegrafi.

Vetura ishte mjaft praktike dhe identiteti i tij i njohur vizual dhe estetik i mundësuan që të zgjasë madje 40 vjet në pothuajse dizajn të pandryshuar.

Mini klasik u zhduk nga skena në fillim të këtij shekulli, ndërsa në vend të tij ishte brendi premium Mini në pronësi të BMW-së.

Kompania David Brown vendosi që të kthejë në jetë Mini-n klasik, duke krijuar “Mini Remastered”, versioni modern i modelit origjinal nga vitet e gjashtëdhjeta.

Në kompani nuk kanë ofruar detaje për agregatin e motorit, por thonë se bëhet fjalë për versionin e avancuar të ish-motorit të Mini 1.275 ccm, me 50 për qind më shumë të fuqisë dhe ka ndërrues manual prej katër shpejtësive.

Konstruksioni është përforcuar për të kënaqur standardet aktuale të sigurisë, ndërsa janë avancuar edhe frenat.

Premiera e “Mini Remastered” do të jetë në Monako, më 20 prill.

Në fillim, blerësve do t’iu ofrohen dy versione të automobilit në seritë e limituara – “Inspired by Café Racers” dhe “Inspired by Monte Carlo”. Çmimet nuk janë bërë të ditur, por jo zyrtarisht “Mini Remastered” do të kushtojë rreth 58.000 euro.
Shtuar më 08/04/2017, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së