Dalin fshehurazi imazhet e BMW seria 7 e 2020 (FOTO LAJM)

Pas imazheve që ia tregonin disa pjesë, tani mund ta shohimtërësi

Ditëve të fundit, kemi pasur mundësi t’i shohim disa pjesë të BMW 7 Series që lansohet më 2020.

E tëra që shihej, ishte pjesa e përparme, një pjesë anësore dhe pjesa e pasme. Vëreheshin ndryshimet, por kjo nuk mjaftonte.

Së fundmi, dikush i afërt me kompaninë BMW, që dyshohet të jetë bashkëpunëtor i ngushtë, ka shpërndarë në Instagram disa fotografi, që e tregon këtë makinë në tërësi.

Aty mund të dallohet grilli dysh sikurse te X7 SUV, si dhe disa opsione të rrotave. Mirëpo, është vetëm një ngjyrë, që nuk besohet të jetë oferta e vetme për këtë model të shumëpritur.

Dritat LED i ka të huazuara nga 3 Series, por të modernizuar për një makinë të kohës, teksa pjesa e pasme ka ndryshime, që duket se janë aplikuar së pari në ndonjë BMW.

Sipas të gjitha gjasave, BMW 7 Series do të prezantohet brenda tre muajve në Gjenevë, që të rivalizojë me Audi A8 dhe Mercedes-Benz S-Class. /telegrafi/
Shtuar më 13/01/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori