Kanosi efektivët e policisë, arrestohet 56 vjeçari

Tre shoferë janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërsa iu vunë prangat edhe shtetasit R.Zh., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•M.P., 56 vjeç, pasi në rrugën “Urani Pano” dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kanosur për shkak të detyrës dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
•D.K., 42 vjeç dhe N.D., 52 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.10.2020 11:16