Çfarë sjell Mercedes A45 AMG? (FOTO LAJM)

Mercedes A45 AMG
Pëlqej
Mercedes A45 AMG
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kompania “Mercedes” i publikoi fotografitë e para zyrtare të A klasës së re në AMG versionin i cili ka një maskë minimale mbrojtëse. Bëhet fjalë për modelin A45 AMG të cilin do ta vë në lëvizje motori 2.0-litra 4-cilindrësh turbo me benzinë me 261 kW/355 KF dhe 450 Nm.

Të përmendim këtu se konkurrentët më të afërt të këtij modeli, BMW M135i dhe Audi RS3 Sportback zhvillojnë forcën prej 320 KF dhe 340 KF. Ky motor do të pajiset më ndërruesin me shtatë shpejtësi atë AMG Speedshift DCT me lidhje të dyfishtë i cili forcën dhe momentin do ta drejtojë në të katër rrotat.

Pezullimi i përmirësuar
Sikur që edhe është pritur pezullimi (para McPherson, pasë multi-link) dhe sistemi i drejtimit janë përmirësuar shtesë që të mund t’i plotësojnë kërkesat sportive të blerësve. Janë zgjeruar rrotat e pasme, ndërsa ndihmat elektronike janë përmirësuar që t’i përgjigjen profilit sportiv të automobilit.

Pjesa e poshtme është ulur për 25 mm në krahasim me modelin standard, frenat janë forcuar, ndërsa këtu janë edhe rrotat standarde 18 inç (si opsion janë edhe ato 19 inç) të cilat kanë gomat “Dunlop Sport Maxx” me dimensione 235/40.

Sipas pohimeve të fabrikës që e ka prodhuar, ky automobil do të përshpejtojë deri në 100 km/h për 5.1 sekonda dhe do të arrijë shpejtësinë maksimale (e kufizuar në mënyrë elektronike) prej 250 km/h, por me pakon opsionale të performancave kjo shpejtësi mund të rritet në 280 km/h.

Harxhimi, 7.1 l/100 km
Harxhimi mesatar do të sillet rreth 7.1 l/100 km. Çmimi fillestar i kësaj makine do të jetë rreth 45.000 euro, ndërsa premiera zyrtare është paraparë për vitin e ardhëm në sallonin e veturave në Gjenevë.

Duhet cekur në fund se ky nuk është modeli i vetëm që prodhuesi i njohur “Mercedes” e prezanton këtë vit, sipas burimeve mirë të informuara, deri në fund të këtij viti nga kjo kompani do të vijnë së paku edhe tri modele të reja.

Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga kompania në fjalë për këtë, andaj neve na mbetet të presim dhe të shohim se a është kjo e vërtetë. /zeri/
Shtuar më 16/11/2012, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se Shqipëria do të kalojë fazën e grupeve në EURO 2016?
65.64 %
28.88 %
5.47 %
Total 9063 Vota!
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian