Bugatti Veyron, makina që harxhon më shumë
Pëlqej
Bugatti Veyron
Modelin Bugatti Veyron zakonisht e zbukurojnë epitetet si "më i shpejti", "më atraktivi", "më ekskluzivi", etj, por agjencia amerikane për ambientin, i ka dhënë epitetin "më i tmerrshmi" dhe këtë sa i përket harxhimit të karburantit.

Gjatë vozitjes në qytet, ky model harxhon 29.4 L/100 km, ndërsa as në rrugë të hapur nuk është më mirë, 15.5 L/100 km. Pas tij, sa i përket harxhimeve, radhiten Mercedes-Benz G55 AMG, Bentley Continental GTC, Bentley Continental Flying Spur, Rolls-Royce Phantom, Rolls-Royce Phantom Coupe dhe Rolls-Royce Drophead Coupe. Të gjithë këta, në regjimin e vozitjes në qytet, harxhojnë 21.4 L/100 km.

Në listën e veturave më ekonomike, prijnë Toyota dhe Honda. Modeli Toyota Prius ka harxhim prej vetëm 4,6 L/100 km në qytet.
Shtuar më 28/11/2010, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori