Ai e puthi, gruaja i kafshon gjuhën burrit dhe ia këput me 2 cm

Një grua në Michigan po përballet me akuzat për sulm fizik, pasi pretendohet se ajo ishte munduar t’ia këpus gjuhën një burri që është munduar ta puthë.

Youlette Wedgeëorth, 52-vjeçe, i kishte thënë viktimës që mos t’ia fut gjuhën derisa po e puthte, por ai insistoi ta bënte një gjë të tillë.

Megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi ajo nga kafshimi i fuqishëm ia këputi mbi 2 centimetra të gjuhës.

“Ajo i kishte thënë viktimës të mos ia fuste gjuhën në gojë, por ai e kishte bërë një gjë të tillë. Ky veprim nuk i pëlqeu asaj, kështu e nervozuar ia kafshoi gjuhën”, thuhet në transkriptin e gjykatës.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti burrin duke nxjerrë gjak nga goja. Ai menjëherë u dërgua për tretman në spital, ndërkaq policët e kuptuan se atij i mungonte më shumë se një inç nga gjuha që kishte rënë në afërsi të shtratit.

Si rezultat i këtij veprimi, Wedgeëorth akuzohet për sulm, një kundërvajtje që dënohet deri me një vit heqje lirie si dhe një gjobë prej njëmijë dollarëve.


Shtuar 4.02.2020 09:50