BMW M5 me 740 kuaj fuqi (FOTO LAJM)

BMW së fundmi ka sjellë në treg modelin e modifikuar F10 M5 më i shpejtë dhe më i fuqishëm në botë. Modeli ka paketën Manhart për përforcimin e motorit në 740 kuaj fuqi, dhe sistemin e ri RPI GTM të shkarkimit të gazrave.

Po ashtu vjen edhe me paketën për aerodinamikën, e cila përfshin spoilerin e përparmë nga fibrakarbonit, maska e përparme e zezë me ngjyra “M”, kapaku i motorit (nga fibrakarbonit) me vrima për ajër, rrotat me ngjyrë të zezë, vrimat për ajër në pjesët anësore.

Sa i përket interierit, ai përbëhet nga disa elemente nga katalogu M Performance Parts. Ndërkohë përsa i përket çmimit nuk ka asnjë detaj. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2016, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori