BMW M3 dhe M4 me 600 kuaj fuqi (FOTO LAJM)

G-Power ka bërë të mundur modifikimin e modeleve M3 dhe M4 të BMW-së, duke përforcuar motorët gjashtë cilindërsh të këtyre dy modeleve.

Ndërkaq më parë, G-Power më parë motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra e me kapacitet prej 431 kuaj fuqi së pari e ka përforcuar në 520 kuaj fuqi, pastaj në 560 kuaj fuqi. Ndërsa tani, me paketën “Bi-Tronik 2 V3”, kjo kompani motorët e këtyre dy modeleve me ngjyrë të bardhë Alpine i ka përforcuar në 600 kuaj fuqi.

Tani, BMW M3 dhe M4 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrijnë për 3,7 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 320 km/h.

Ndërkohë në dispozicion të këtyre modeleve janë vënë rrotatme diametër prej 21-inç, paketa për aerodinamikën nga fibra të karbonit, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga titani, frenat e forta, amortizatorët e modifikuar, si dhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori